VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Përpjekje për armëpushim në Gaza, raketa nga Libani në veri të Izraelit që përgjigjet
E Enjte, 01.08.2009, 09:48am (GMT1)

Voal-online - Izraeli e ka shtuar ofensivën në Rripin e Gazës: me dhjetra tanke kanë hyrë në jug të territorit palestinez dhe sulmet ajrore janë drejtuar mbi qytetin Rafah. Ministri i Jashtëm francez Kouchner, që është presidenti i rradhës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk ia ka dalë dje që të merrte një aprovim unanim në gjirin e OKB-së përsa i përket krizës të Gazë, ku kanë filluar edhe sot përpjekjet. Izraeli dhe Hamas nuk e kanë mbyllur portën e inisiativës nisur nga presidenti egjyptian përsa i përket Planit Mubarak-Sarcozy për ndalimin e zjarrit në Gaza, ku një armëpushim prej tri orësh lejon hyrjen e ndihmave humanitare. Sot dy të dërguar të Izraelit janë në Kairo. Raketat misili katiusha lëshuar nga kufiri i Libanit në Izraelin e veriut rrezikojnë që të hapin edhe frontin Hezbollah.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.