VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Këshilli i Sigurimit miraton një rezolutë për ndaljen e konfliktit në Gaza
E Premte, 01.09.2009, 03:42pm (GMT1)

9 janar (Zëri i Amerikës) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të zjarrit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara abstenuan nga votimi, por 14 vendet e tjera të Këshillit e miratuan rezolutën me fuqi ligjore mbrëmë vonë.

Në rezolutë kërkohet të arrihet një armpushim i plotë dhe i qëndrueshëm, i cili të pasohet nga një tërheqje e plotë e forcave izraelite nga Gaza. Rezoluta merr gjithashtu në shqyrtim sigurinë e Izraelit, duke i bëri thirrje Hamasit të ndalë sulmet me raketa.  

Rezoluta kërkon shpërndarjen pa pengesa të ndihmave humanitare në Gazë. Po ashtu, dokumenti u bën thirrje vendeve anëtare të OKB-së të ndihmojnë për të garantuar një armpushim të qëndrueshëm, përfshirë marrjen e masave kundër kontrabandës së armëve nga Hamasi, në mënyrë që të rihapen pikat kufitare të Gazës.  

Megjithë masat e OKB-së, ndalimi i dhunës është në dorë të Hamasit dhe Izraelit.  

Zyrtarët e OKB-së thonë se 750 vetë janë vrarë në territorin palestinez, një e treta e të cilëve janë fëmijë, afro 2 javë pas fillimit të ofensivës izraelite kundër Hamasit. Dje, Agjencia e OKB-së për ndihmat në Gazë tha se i ndërpreu operacionet për shkak të rrezikut që i kanoset nga ushtria izraelite./Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.