VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës
E Enjte, 01.15.2009, 07:55am (GMT1)

ZA - Shefja e agjencisë së OKB-së për fëmijët, thotë se 300 fëmijë kanë humbur jetën gjatë fushatës së Izraelit në Rripin e Gazës. An Veneman e UNICEF-it thotë se gjendja është tragjike dhe e papranueshme. Ndërkohë, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se mbi një mijë vetë kanë humbur jetën në fushatën izraelite kundër ekstremistëve të Hamasit në Gazë. 13 izraelitë kanë vdekur në fushatën 19 ditore. Pasi vizitoi dje Gazën, kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq tha sot se gjendja është tronditëse. Po sot, Presidenti i Bolivisë Evo Morales tha se vendi i tij po ndërpret lidhjet diplomatike me Izraelin si pasojë e fushatës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon që ndodhet në Kairo, në fillim të një misioni diplomatik në Lindjen e Mesme përsëriti thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm./ Voal-online

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.