VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Avioni në New York ra mbi Lumin Hudson duke i shpëtuar mrekullisht një tragjedie të sigurt
E Enjte, 01.15.2009, 11:31pm (GMT1)

Voal-online - Posa e kishte lënë Aeroportin La Guardia që ndodhet në Queen të New York-ut, kur avioni u përplas me një furtunë zogjsh. Një përplasje që kishte shkaktuar avari në motor duke i detyruar pilotët që të hapnin rrotat e të bënin zbritje të detyruar për t'u kthyer në aeroport, por nuk ia kanë dalë dot, e megjithatë  kanë arritur që të "aterojnë" në ujrat e ngrira të Lumtit Hudson. Në bordin e avionit ishin 149 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Që të gjithë mrekullisht të shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në qiellin e Manhatenit në orën 3.25 të pasditës me orën e NewYorkut që përkon me orën 21.25 të Shqipërisë. Avioni i takonte shoqërisë të fluturimit US Airlines dhe mbante numrin 1549. Ishte nisur prej New York-ut me destinacion Charlotte në Karolinën e Veriut. Avioni mbeti në mes të ujit të Lumit Hudson në lindje të Mahnatenit, duke i shpëtuar kështu një tragjedie të vërtetë.  As nuk u fundos dhe as nuk u përplas, por mbeti në sipërfaqe falë një manovrami të shkëlqyer të pilotëve. Menjëherë kanë arritur ndihma e shpejtë. Të gjithë të shpëtuar, por pa dyshim të traumatizuar, sepse kanë kaluar një eksperiencë që nuk kanë për ta harruar kurrë në jetën e tyre, pasi i shpëtuan vdekjes për një qime.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.