VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dorëzoi Presidentit Bush një numër çmimesh për rolin e tij në zgjerimin e NATO-s - Si simbol i krijimit të një bote të re Bush-it iu prezantua dhe flamuri i Kosovës në DSH
E Premte, 01.16.2009, 10:15am (GMT1)

Vizita e lamtumirës e Presidentit Bush në Departamentin e Shtetit

 

Si një simbol i krijimit të një bote më të lirë, Bush-it iu prezantua edhe flamuri i Kosovës, në vizitën në Departamentin e Shtetit

 

ZA- Presidenti amerikan Xhorxh Bush bëri sot një vizitë lamtumire në Departamentin e Shtetit, në prag të largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ai u përshëndet me muzikë patriotike dhe duartrokitje të forta. Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dorëzoi zotit Bush një numër çmimesh për rolin e tij në zgjerimin e Natos, duke e cilësuar këtë si përhapje të lirisë në botë. Si Sekretarja Rajs, ashtu edhe Presidenti Bush nënvizuan arritjet e administratës aktuale në çështjet globale dhe i bënë thirrje administratës së ardhshme të zotit Obama të vazhdojë përpjekjet për përhapjen e lirisë në të gjithë botën. Zonja Rajs tha se ky mision duhet të vazhdojë edhe gjatë administratës së ardhshme. Ndërsa Presidenti Bush i bëri thirrje vendit të ruajë besimin në fuqinë transformuese të lirisë. /Voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.