VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rripi i Gazës: Grupi Hamas shpall armëpushim
E Hënë, 01.19.2009, 10:57am (GMT1)

VOA - Militantë palestinezë në rripin e Gazës kanë deklaruar armëpushim dhe thonë se do t'u japin një javë kohë trupave izraelite për t'u larguar nga territori. Udhëheqësi i Hamasit Musa Abu Marzuk tha sot se gjatë kësaj jave, grupet e armatosura palestineze do të respektojnë armpushimin. 

Izraeli ka deklaruar armpushim të njëanshëm që nisi dje. Por dhuna vazhdoi edhe pas këtij njoftimi. Militantë palestinezë  në Gazë të paktën 3 raketa kundër Izraelit, ndërsa avionë luftarake izraelitë goditën raketahedhësit e Hamasit.

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, e quajti armpushimin në Gazë delikat dhe tha se Izraeli nuk do të hezitojë të kundërpërgjigjet nëse Hamasi vazhdon sulmet. Ai po kështu u tha gazetarëve se amrpushimi po vëzhgohet minutë pas minute.//Voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.