VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti Obama kërkon pezullimin e gjyqeve të Guantanamos
E Enjte, 01.22.2009, 08:48am (GMT1)

Një gjykatës ushtarak amerikan pezulloi gjyqin e të dyshuarit terrorist kanadez Omar Kadr në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin Guantanamo të Kubës. Veprimi i sotëm pasoi udhëzimin e presidentit Barak Obama që prokurorët të kërkojnë pezullimin e gjykimeve të Guantanamos për 120 ditë. Zoti Obama e bëri kërkesën disa orë pasi filloi mandatin e tij dje. Bashkimi Evropian e mirëpriti masën për pezullimin e gjyqeve ushtarake. 

Në një deklaratë, Komisioni Evropian tha se ishte i shumë kënaqur që një nga veprimet e para të zotit Obama si president ishte "t'i jepte fund këtij episodi të trishtueshëm."  Pezullimi i procedurave ligjore do t'i japë administratës së presidentit Obama kohë për të rishikuar çështjet individuale, si dhe të gjithë sistemin e gjyqeve ushtarake.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.