VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Njëzet e sa mijë marinsa të tjerë amerikanë në Afganistan
E Shtunë, 01.24.2009, 04:39pm (GMT1)

Njëzet e sa mijë marinsa amerikanë të tjerë në Afganistan

 

(Voal-online) Komandanti i trupave marinse Gjeneral James Conway bëri të ditur se mbi

20 000 trupa marinse amerikane do të shtohen në Afganistan në kuadrin e përballjes me përkeqësimin e situatës në atë vend. Ky hap ndërmerret në vijim të shkurtimit të pranisë amerikane me 22 000 trupa marinse në Irak përgjatë muajve të ardhshëm. Planifikuesit ushtarakë amerikanë kanë propozuar shtimin e 30 000 trupave të tjera amerikane gjatë një viti e një viti e gjysmë të ardhshëm. Kontigjentet e reja amerikane thuhet se do të vendosen në jugun e Afganistanit, ku kundërveprimi i talebanëve është bërë gjithnjë e më i ashpër. Është pikërisht kjo zonë që ka një prani jo të mjaftueshme të trupave të NATO-s. Tashmë Amerika ka 34 000 trupa në Afganistan, përfshirë 2 200 marinsa. Në Irak janë të pranishëm 140 000 trupa amerikane. Strategjia e Presidentit Barak Obama është që sa më shpejt të reduktohet kjo prani. Gjeneral James Conway u shpreh i sigurtë se shtimi me kontigjente të reja dhe shoqërimi i tyre me armatimet dhe mjetet më të sofistikuara ushtarake të kohës do të sjellë suksesin e kërkuar në Afganistan.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.