VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Obama Amerikës pavarësi energjitike
E Hënë, 01.26.2009, 05:47pm (GMT1)

 

 

(Voal-online) - Një kthesë të fortë të administratës së re në krahasim me administratën e mëparshme i quan në numrin e sotëm The New York Times, masat e shpallura nga Presidenti Obama në drejtim të mjedisit. Pika të rëndësishme të programit të ndërhyrjes së qeverisë në shëndoshjen e ekonomisë amerikane, sipas Presidentit do të jenë "pavarësia e Amerikës nga nafta e huaj, miratimi i standardeve frutdhënëse energjitike brenda marsit të cilat do të hyjnë në fuqi nga viti 2011, krijimi i EPA (agjencisë amerikane të mjedisit), lejimi i Kalifornisë për të fiksuar kufijtë e daljes së gazrave CO2 nga automjetet". Bie në sy si domethënëse sidomos rasti i Kalifornisë. Prej vitesh ky shtet i drejtuar nga Arnold Schwarzenegger kërkon që qeveria federale t'ia lejojë miratimin. Të njëjtën kërkesë, shkruan gazeta amerikane, e kanë bërë edhe 13 shtete të tjera të SHBA. Obama ka paralajmëruar se vartësia nga nafta e huaj dhe ngrohja globale përbëjnë rrezik të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Prandaj duam ta ndryshojmë gjendjen : nuk mund të premtojmë një zgjidhje të shpejtë, por ditët në të cilët Uashingtoni i heq këmbët zvareë kanë marrë fund. Administrata ime nuk i mohon faktet, udhëhiqet nga faktet," ka thekuar Presidenti Obama duke iu përmbajtur më tej së njëjtës temë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.