VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - DËNOHET NDËRHYRJA USHTARAKE E RUSISË NË UKRAINË

E Djelë, 03.02.2014, 10:34am (GMT1)


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në territorin e Ukrainës dhe i kanë bërë thirrje Moskës për t'i tërhequr forcat e saj prapa në bazat në Krime, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ky njoftim u bë pas bisedës telefonike, mbrëmë vonë, ndërmjet presidentit amerikan, Barack Obama, dhe atij rus, Vladimir Putin, që ka zgjatur 90 minuta.

Në njoftim theksohet se Obama i ka thënë Putinit se shkelja e vazhdueshme e së drejtës ndërkombëtare nga Rusia do të çoj në "izolim politik dhe ekonomik" të mëtejshëm.

Nga ana tjetër, Kremlini tha se presidenti Putin i ka thënë zotit Obama se Moska do ta rezervoj të drejtën e saj për "mbrojtje të interesave të saj dhe të popullatës rusishtfolëse" në Ukrainë.

Më tutje, sipas një njoftimi tjetër nga Pentagoni, sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, i ka thënë kolegut të tij rus, Sergei Shoigu, se "Rusia rrezikon jostabilitet të mëtejshëm në rajon, izolim në komunitetin ndërkombëtar dhe përshkallëzim, i cili do ta kërcënoj sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare".(rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.