VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SERGEYEV - KËSHILLI I SIGURIMIT TA NDALË AGRESIONIN E RUSISË

E Djelë, 03.02.2014, 10:39am (GMT1)


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbrëmë vonë, e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për përshkallëzimin e krizës në Ukrainë.

Takimi i hapur u bë pasi Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë dje votoi unanimisht për autorizimin e shfrytëzimit të forcave ruse në Ukrainë.

Duke folur në këtë seancë, ambasadori i Ukrainës në OKB, Yuriy Sergeyev, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që "të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ndalur agresionin" e Rusisë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, kërkoi përfundimin e ndërhyrjes ruse në Ukrainë, duke thënë se inkursionet në Krime nuk kanë bazë juridike.

Ajo, poashtu, ka kërkuaar vendosjen e menjëhershme të vëzhguesve të OSBE-së dhe të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, në përpjekje për uljen e tensioneve atje.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, tha se Rusia po intervenonte me kërkesë të autoriteteve pro-ruse në rajonin gjysmautonom të Krimesë, i banuar me popullatë shumicë rusishtfolëse dhe ku është e vendosur Flota Detare Ruse e Detit të Zi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.