VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MOSKA URDHËRON PËRFUNDIMIN E MANOVRAVE, POR TRUPAT RUSE MBETEN NË KRIME

E Martë, 03.04.2014, 10:16am (GMT1)


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar që të gjitha trupat, që kanë marrë pjesë në ushtrimet ushtarake të befasishme afër Ukrainës, të kthehen në bazat e tyre.

Agjencitë ruse të lajmeve e kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, që ka thënë sot se ushtrimi ishte i suksesshëm.

Putini personalisht i ka mbikëqyrë ushtrimet në terrenin e stërvitjeve Kirillovsky në rajonin e Leningradit, së bashku me ministrin e mbrojtes, Sergei Shoigu, ditën e hënë.

Puttin ka urdhëruar ushtrime ushtarake në gjithë pjesën perëndimore të Rusisë, javën e kaluar, për shkak të tensioneve të larta në Ukrainë, pas përmbysjes së presidentit pro-rus, Viktor Yanukovich.

Zyrtarët thonë se në ushtrime kanë marrë pjesë afro 150 mijë ushtarë, më se 900 tanke, pastaj aeroplanë luftarakë e luftanije.

Moska i ka hedhur poshtë pohimet se këto ushtrime ishin të ndërlidhura me krizën në Ukrainë, meqë Kievi thotë se afro 16 mijë ushtarë rusë vazhdojnë ta konsolidojnë qëndrimin e tyre në gadishullin Krime.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.