VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUTIN - RUSIA KA TË DREJTË TË PËRDORË FORCËN NË UKRAINË

E Martë, 03.04.2014, 06:22pm (GMT1)


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendi i tij është i përgatitur të përdorë të gjitha alternativat për të mbrojtur rusët në Ukrainë, por shton se ai shpreson të mos i duhet të përdorë forcën.
 
Këto komente zoti Putin i bëri sot, ndërsa kriza lidhur me praninë ushtarake ruse në rajonin e Krimesë të Ukrainës po rritet. SHBA dhe aleatët e tyre evropianë po shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të dërgimit të trupave në Ukrainë.
 
Presidenti Putin tha se ata që po shqyrtojnë munësinë e sanksioneve duhet të konsiderojnë dëmin që ata vetë do të vuajnë nga këto masa.
 
Në komentet e tij të para në publik që kur presidenti ukrainas Viktor Yanukovych u largua nga Kievi, udhëheqësi rus e cilësoi ndryshimin politik në Ukrainë, një grusht shteti jo kushtetues dhe shtoi se zoti  Yanukovych vazhdon të jetë udhëheqësi i ligjshëm, edhe pse nuk ka të ardhme politike.
 
Sekretari i Shtetit John Kerry mbërriti sot në Kiev, për t'u takuar me anëtarët e qeverisë së përkohëshme dhe për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Ukrainës.
 
Zoti Kerry premtoi një ndihmë prej 1 miliardë dollarësh për Ukrainën.  Ndërkohë, zoti Putin urdhëroi dhjetra mijëra trupat që merrnin pjesë në manovra ushtarake në perëndim të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën, të ktheheshin në bazay e tyre. Manovrat ishin në plan të përfundonin dhe është e paqartë në se ky veprim synonte lehtësimin e tensioneve. Moska ka mohuar që manovrat, të cilat filluan javën e kaluar, kishin të bënin me situatën në Ukrainë. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.