VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NATO DHE RUSIA TAKOHEN SOT PËR TË DISKUTUAR KRIZËN NË UKRAINË
Takimi në Bruksel i pari që nga ndërhyrja e forcave ruse në Krime

E Mërkurë, 03.05.2014, 08:02am (GMT1)



NATO dhe Rusia kanë rënë dakord që të takohen sot për bisedime lidhur me krizën në Ukrainë. Ky takim në Bruksel do të jetë kontakti i parë publik ndërmjet aleancës Perëndimore të mbrojtjes dhe të dërguarve rusë qëkur forcat ruse u futën në gadishullin ukrainas të Krimesë javën e kaluar.

NATO e njoftoi sesionin e jashtëzakonshëm mbrëmë, duke thënë se ishte kërkuar nga Sekretari i Përgjithëshëm Anders Fogh Rasmussen. Aleanca nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Vendet anëtare të NATO-s u takuan herët të martën me kërkesë të Polonisë e cila ka vijë ndarëse kufitare me Ukrainën. Pas takimit NATO tha se prezenca ushtarake ruse në Ukrainë përbën " ndërlikime serioze për sigurinë dhe stabilitein e zonës Euro-Atlantike."

Ndërkohë, këtu në Washington, presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje dje Rusisë që të hapë bisedimet me qeverinë e përkohëshme në Ukrainë dhe të lejojë vëzhguesit ndërkombëtar për të përcaktuar nëse rusët etnikë në Ukrainë janë nën kërcënim, sikurse pretendon Moska.  Komentet e zotit Obama erdhën pas një konference shtypi në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin. Udhëheqësi rus mbrojti ndërhyrjen ushtarake ruse në gadishullin e Krimesë javën e kaluar, duke thënë se ai rezervon të drejtën për të mbrojtur rusët në Ukrainë. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.