VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIGJVËNËSIT E KRIMESË VOTOJNË PËR BASHKIM ME RUSINË

E Enjte, 03.06.2014, 06:35pm (GMT1)


Ligjvenësit në rajonin e Krimesë në Ukrainë, votuan sot për t'u bashkuar me Rusinë, një hap që pritet t'i acarojë më tej tensionet.
 
Qeveria e Krimesë, këtij gadishulli në Detin e Zi me shumicë të popullsisë ruse, njoftoi sot, se do të organizojë një referendum për t'u bashkuar me Rusinë, më 16 mars.
 
Ndërkohë udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen sot për një takim emergjence në Bruksel, për të diskutuar rreth mënyrave për t'i bërë presion Rusisë të tërhiqet nga agresioni ushtartak në Krime. Por, ndërsa Evropa varet nga gazi rus për ngrohje, është e paqartë në se sanksionet do të jenë më shumë se thjesht simbolike. Ligjvenësëit amerikanë po ashtu kanë në pan të diskutojnë sot rreth sanksioneve ekonomike kundër Rusisë.
 
Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha se referendumi për statusin e Krimesë është anti-kushtetues.
 
Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës po vazhdojnë. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po takohet përsëri me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Londër.  Dje zoti Kerry zhvilloi një sërë takimesh me zotin Lavrov, sekretarin e Jashtëm britanik William Hague dhe ministrin e përkohshëm të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchytsia.
 
Bashkimi Evropian vendosi të bllokojë pasuritë e 18 ish zyrtarëve të lartë të qeverisë së mëparshme të Ukrainës, përfshirë pasuritë e ish presidentit Viktor Yanukovych. Në listë janë edhe djali i presidentit, ish ministri i Drejtësisë dhe disa minisitra të tjerë.
Shqetësimet për zgjerimin e trazirave përtej Krimesë u shtuan sot pas përleshjeve mes demonstruesve pro-rusë dhe policisë ukrainase në qytetin e Dontsk-ut, në rajonet lindore të Ukrainës, që kufizohen me Rusinë. Policia e rimori nën kontroll ndërtesën qeveritare, që ishte pushtuar nga demonstruesit të mërkurën.
 
Udhëheqësit perëndimorë thonë se kriza në Krime mund të zgjidhet në se Moska i tërheq forcat ushtarake  në bazat e tyre në Detin e Zi dhe në se lejon vëzhgues ndërkombëtarë.
 
Moska e mohon që forcat që kanë marrë Krimenë nën kontroll janë forca ushtarake ruse. Ministri i Jashtëm Lavrov tha dje se Rusia nuk mund të kontrollojë forcat e armatosura pro-ruse, që ai i cilësoi si "forca vetë-mbrojtëse".  Lejimi i ndërmjetësve ndërkombëtarë në Rusi, tha ai, nuk është një vendim për Rusinë, por një vendim që duhet ta marin autoritetet e Ukrainës dhe të Krimesë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.