E Enjte, 03.28.2024, 04:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
OBAMA, PUTIN DISKUTOJNË PËR KRIZËN NË UKRAINË

E Premte, 03.07.2014, 08:05am (GMT+1)


Ndërkohë që tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit ziejnë lidhur me Ukrainën, Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama i tha homologut rus Vladimir Putin se veprimet e Moskës në Ukrainë përbëjnë dhunim të sovranitetit të Ukrainës.
        
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thotë se dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike një orëshe, gjatë së cilës zoti Obama foli për veprimet e Uashingtonit dhe aleatëve të tij në përgjigje të pranisë së trupave ruse në gadishullin e Krimesë.
        
Ky është kontakti i parë zyrtar që dihet se kanë pasur dy udhëheqësit botërorë që kur trupa ushtarake ruse u shfaqën në territorin e Ukrainës.
        
Deklarata thotë se Presidenti Obama propozoi disa zgjidhje diplomatike për ballafaqimin që, siç u shpreh ai, marrin parasysh "interesat e Rusisë, popullit të Ukrainës dhe komunitetit ndërkombëtar".
        
Në kuadër të propozimeve për zgjidhje, Presidenti Obama bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta mes Kievit dhe Moskës me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar. Zoti Obama bëri thirrje për kthimin e trupave ruse në bazat e tyre dhe për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë e të gjithë ukrainasve, përfshirë banorët rusë në Ukrainë. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIGJVËNËSIT E KRIMESË VOTOJNË PËR BASHKIM ME RUSINË (03.06.2014)
POWER - RUSIA DUHET TA QETËSOJË KRIZËN (03.06.2014)
I DËRGUARI I OKB DETYROHET TË LARGOHET NGA KRIMEJA (03.06.2014)
PRESIDENTI BARACK OBAMA I DËRGON KONGRESIT BUXHETIN PËR VITIN 2015Ai po bën thirrje për ulje të reja taksash për të varfërit dhe klasën e mesme amerikane (03.05.2014)
NATO DHE RUSIA TAKOHEN SOT PËR TË DISKUTUAR KRIZËN NË UKRAINËTakimi në Bruksel i pari që nga ndërhyrja e forcave ruse në Krime (03.05.2014)
SHBA - KONGRESI NDIHMË EKONOMIKE PËR UKRAINËN (03.04.2014)
PUTIN - RUSIA KA TË DREJTË TË PËRDORË FORCËN NË UKRAINË (03.04.2014)
MOSKA URDHËRON PËRFUNDIMIN E MANOVRAVE, POR TRUPAT RUSE MBETEN NË KRIME (03.04.2014)
G8 PEZULLON SAMITIN NË RUSI - SHKELËT PARIMET TONA (03.04.2014)
SAMANTHA POWERS - NDËRHYRJA RUSE NË UKRAINË NJË "AKT AGRESIONI" (03.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]