VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SEKRETARI KERRY TAKOHET ME MBRETIN E JORDANISË - NË KUADËR TË PËRPJKEJVE PËR PAQEN NË LINDJEN E MESME

E Shtunë, 03.08.2014, 09:41am (GMT1)


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet në Jordani në kuadër të përpjekjeve intensive për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve.

Zoti Kerry arriti sot në qytetin port Akaba të Detit të Zi, ku sipas njoftimeve është takuar me mbretin e Jordanisë Abdullah.

Sekretari i Shtetit shpreson që të njoftojë për një marrëveshje kornizë paqeje nga fundi i prillit, kur është parashikuar të përfundojë raundi aktual i negociatave.

Informacioni për negociatat nuk është bërë publik, por secila nga palët ka fajësuar publikisht njëra-tjetrën për mungesë lëshimesh.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.