VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NETANJAHU - IZRAELI MUND TË HEQË DORË NGA DISA VENDBANIME

E Shtunë, 03.08.2014, 08:48pm (GMT1)


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të duhet të japë disa nga vendbanimet për të arritur një marrëveshje paqe me palestinezët.
 
Zoti Netanyahu i tha një stacioni televiziv izraelit se është e qartë se disa vendbanime nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes dhe të gjithë e kuptojnë këtë.
 
Kryeministri tha se do të mundohet të sigurohet që numri i këtyre vendbanimeve të lëshuara të jetë sa më i vogël. Ai tha gjithashtu se Jeruzalemi do të mbetet nën kontrollin izraelit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.