VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ENDE NUK JANË GJETUR MBETJE TË AVIONIT MALEJZIAN

E Hënë, 03.10.2014, 03:39pm (GMT1)


Ekipet vjetnameze të shpëtimit thonë se kanë kërkuar gjithë natën dhe nuk kanë gjetur mbetje të avionit që u panë të dielën në mbrëmje. Kërkimet vazhdojnë për avionin malejzian të pasagjerëve që u zhduk me 239 vetë në bord.

Zyrtarët vjetnamezë thonë se operacionet përfshijnë avionë që fluturojnë në lartësi të ulëta, të cilët mbrëmë panë një objekt mbi ujë që u mendua se ishte dera e avionit të zhdukur. Por sot zyrtarët thanë se gjashtë avionë dhe shtatë anije të përfshira në operacion nuk kishin zbuluar asgjë.

Dje më herët, zyrtarët që po hetonin zhdukjen e avionit të shoqërisë ajrore Malaysia Airlines thanë se të dhënat e radarëve tregonin se avioni mund të jetë kthyer prapa papritur dhe në mënyrë të pashpjegueshme.

Shefi i forcave ajrore malejziane nuk dha hollësi mbi drejtimin që mund të ketë marrë avioni i tipit Boeing 777 që ishte nisur nga Kuala Lumpuri drejt Pekinit, apo çfarë distance përshkoi pasi ndryshoi kursin e fluturimit.

Po dje, policia tajlandeze tha se po heton edhe një rrjet kontrabande me pasaporta të vjedhura, pasi u zbulua se dy pasagjerë po udhëtonin me pasaporta të vjedhura nga dy shtetas evropianë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.