VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA TAKOHET SOT ME KRYEMINISTRIN E UKRAINËS

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 08:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA TAKOHET SOT ME KRYEMINISTRIN E UKRAINËS

E Mërkurë, 03.12.2014, 08:45am (GMT+1)


Presidenti amerikan Barak Obama sot pret në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e përkohshëm të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti do të theksojë mbështetjen e tij të fortë për popullin e Ukrainës dhe do të bisedojë për ndihmën ekonomike amerikane. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë premtuar një ndihmë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën.

Vizita e tij ndodh vetëm një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi me 403 vota pro dhe gjashtë kundër një rezolutë e cila dënon Rusinë për shkeljen e sovranitetit të Ukrainës në Krime. Rezoluta gjithashtu bën thirrje për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në rajonin e Krimesë.

Dje, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se Sekretari Kerry i ka thënë homologut të tij rus Sergei Lavrov se është "e papranueshme" që forcat ruse dhe forcat e tjera "joushtarake" të marrin në duart e tyre situatën në Ukrainë. Sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara respektojnë faktin që Rusia ka interesa në Krime, por ai shtoi se kjo nuk e justifikon ndërhyrjen ushtarake në rajon, veçanërisht përdorimin e forcës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA VAZHDON TË PUSHTOJË BAZAT USHTARAKE NË KRIME (03.11.2014)
NATO SHTRIN PATRULLIMET ME AVIONË NË KUFIRIN ME UKRAINËN (03.11.2014)
ENDE NUK JANË GJETUR MBETJE TË AVIONIT MALEJZIAN (03.10.2014)
RUSIA MERR NËN KONTROLL TË PLOTË KRIMENË - PA REZISTENCË DHE PA GJAKDERDHJE (03.09.2014)
NJË AUTOKOLONË USHTARAKE RUSE FUTET NË KRIME (03.09.2014)
EVROPA QENDRORE KËRKON TË IMPORTOJË GAZ AMERIKAN (03.09.2014)
SHBA - SIRIA E VONUAR ME SHKATËRRIMIN E ARMËVE KIMIKE (03.08.2014)
NETANJAHU - IZRAELI MUND TË HEQË DORË NGA DISA VENDBANIME (03.08.2014)
SEKRETARI KERRY TAKOHET ME MBRETIN E JORDANISË - NË KUADËR TË PËRPJKEJVE PËR PAQEN NË LINDJEN E MESME (03.08.2014)
LUFTANIJA AMERIKANE ARRIN NË DETIN E ZI (03.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]