VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA TAKOHET SOT ME KRYEMINISTRIN E UKRAINËS

E Mërkurë, 03.12.2014, 08:45am (GMT1)


Presidenti amerikan Barak Obama sot pret në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e përkohshëm të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti do të theksojë mbështetjen e tij të fortë për popullin e Ukrainës dhe do të bisedojë për ndihmën ekonomike amerikane. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë premtuar një ndihmë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën.

Vizita e tij ndodh vetëm një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi me 403 vota pro dhe gjashtë kundër një rezolutë e cila dënon Rusinë për shkeljen e sovranitetit të Ukrainës në Krime. Rezoluta gjithashtu bën thirrje për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në rajonin e Krimesë.

Dje, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se Sekretari Kerry i ka thënë homologut të tij rus Sergei Lavrov se është "e papranueshme" që forcat ruse dhe forcat e tjera "joushtarake" të marrin në duart e tyre situatën në Ukrainë. Sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara respektojnë faktin që Rusia ka interesa në Krime, por ai shtoi se kjo nuk e justifikon ndërhyrjen ushtarake në rajon, veçanërisht përdorimin e forcës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.