VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRE TË VDEKUR NGA SHPËRTHIMI NË NJU JORK

E Enjte, 03.13.2014, 07:43am (GMT1)


Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se të paktën tre vetë gjetën vdekjen dhe nëntë të tjerë ende figurojnë të zhdukur, pasi një shpërthim nga një rrjedhje gazi shkatërroi dy ndërtesa në lagjen Harlem të qytetit.
 
Të paktën 63 vetë u plagosën.
 
Zoti de Blasio e cilësoi këtë si tragjedinë më të rëndë të këtij lloji, pasi ndodhi pa lejuar kohë për të shpëtuar banorët nga ndërtesat.
 
Shpërthimi ndodhi pak pasi dikush në një ndërtesë aty pranë u telefonoi autoriteteve për të raportuar se kishte nuhatur gaz. Kompania furnizuese Consolidated Edison dërgoi dy ekipe në zonë, por ata arritën pasi ndodhi shpërthimi.
 
Një tym i dendur nga ndërtesat mund të shihej nga një pjesë e mirë e Manhatanit. Mbetjet nga shembja kishin mbuluar trotuaret dhe rrugët e zonës dhe një pjesë të shinave të trenit rajonal, duke bërë të nevojshme ndërprerjen e trafikut hekurudhor.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.