VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kajro: Irani përdor aleatët në rajon që t'i ikë presionit perëndimor

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 11:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Kajro: Irani përdor aleatët në rajon që t'i ikë presionit perëndimor
E Mërkurë, 01.28.2009, 09:07pm (GMT+1)

(Voal-online) - Egjipti ngre zërin kundër Iranit, lëvizjes Hamas dhe grupit libanez Hezbollah duke thënë se bashkëpunuan në Gaza për të nxitur konflikt në Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm egjiptian Gheit tha në një intervistë dhënë për mediat satelitore sot se ata u përpoqën ta futnin rajonin në përplasje për interesin e Iranit, i cili po synon ta shfrytëzojë situatën që t'i ikë presionit perëndimor për problemin bërthamor." Aboul Gheit tha gjithashtu se Egjipti i pengoi përpjekjet e Katarit për të organizuar një takim zyrtar arab për Gazën në fillim të janarit, duke nënvizuar se kështu Katari donte të dëmtonte veprimin e përbashkët arab. "Egjipti bëri që ky takim të dështonte. Nëse ky takim zhvillohej me pjesëmarrje të madhe, do ta kishte dëmtuar çështjen arabe. Ne kemi mundësi të shohim atë që të tjerët nuk e shohin," tha ai në intervistë. Agjencia zyrtare MENA e Egjiptit dha pjesë të shkëputura nga intervista e ritransmetuar dy ditë me radhë. Takimi për të cilin bën fjalë Ministri i Jashtëm i Egjiptit ishte parashikuar të mbahej në Doha më 16 janar, i cili u shndërrua edhe një herë në mollë sherri midis rivalëve arabë. Katari nuk arriti të gjente përkrahje të mjaftueshme nga Lidhja Arabe për takimin mbi Gazën, por megjithatë i vazhdoi konsultimet me liderët arabë.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Seancë e posaçme e parlamentit gjerman - Përkujtohen viktimat e nazizmit (01.27.2009)
Obama Amerikës pavarësi energjitike (01.26.2009)
Njëzet e sa mijë marinsa të tjerë amerikanë në Afganistan (01.24.2009)
Presidenti Obama kërkon pezullimin e gjyqeve të Guantanamos (01.22.2009)
Shpresat e Evropës tek Obama (01.20.2009)
Rripi i Gazës: Grupi Hamas shpall armëpushim (01.19.2009)
Olmert: Armëpushimi i njëanshëm i mundshëm (01.17.2009)
Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dorëzoi Presidentit Bush një numër çmimesh për rolin e tij në zgjerimin e NATO-s - Si simbol i krijimit të një bote të re Bush-it iu prezantua dhe flamuri i Kosovës në DSH (01.16.2009)
Avioni në New York ra mbi Lumin Hudson duke i shpëtuar mrekullisht një tragjedie të sigurt (01.15.2009)
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës (01.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]