VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kajro: Irani përdor aleatët në rajon që t'i ikë presionit perëndimor
E Mërkurë, 01.28.2009, 09:07pm (GMT1)

(Voal-online) - Egjipti ngre zërin kundër Iranit, lëvizjes Hamas dhe grupit libanez Hezbollah duke thënë se bashkëpunuan në Gaza për të nxitur konflikt në Lindjen e Mesme. Ministri i Jashtëm egjiptian Gheit tha në një intervistë dhënë për mediat satelitore sot se ata u përpoqën ta futnin rajonin në përplasje për interesin e Iranit, i cili po synon ta shfrytëzojë situatën që t'i ikë presionit perëndimor për problemin bërthamor." Aboul Gheit tha gjithashtu se Egjipti i pengoi përpjekjet e Katarit për të organizuar një takim zyrtar arab për Gazën në fillim të janarit, duke nënvizuar se kështu Katari donte të dëmtonte veprimin e përbashkët arab. "Egjipti bëri që ky takim të dështonte. Nëse ky takim zhvillohej me pjesëmarrje të madhe, do ta kishte dëmtuar çështjen arabe. Ne kemi mundësi të shohim atë që të tjerët nuk e shohin," tha ai në intervistë. Agjencia zyrtare MENA e Egjiptit dha pjesë të shkëputura nga intervista e ritransmetuar dy ditë me radhë. Takimi për të cilin bën fjalë Ministri i Jashtëm i Egjiptit ishte parashikuar të mbahej në Doha më 16 janar, i cili u shndërrua edhe një herë në mollë sherri midis rivalëve arabë. Katari nuk arriti të gjente përkrahje të mjaftueshme nga Lidhja Arabe për takimin mbi Gazën, por megjithatë i vazhdoi konsultimet me liderët arabë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.