VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BAN KI MUN - LUFTA NË SIRI PO SHKATËRRON TRASHËGIMINË KULTURORE E Enjte, 03.13.2014, 07:46am (GMT1) Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se lufta në Siri po shkatërron trashëgiminë e pasur kulturore të këtij vendi. Në një deklaratë të përbashkët me shefen e çështjeve kulturore të OKB-së, Irina Bokova dhe përfaqësuesin special Lakhdar Brahimi, zoti Ban tha dje se objektet e trashëgimisë kulturore në Siri po pësojnë dëme të pariparueshme. Disa objekte janë kthyer në fushë-beteja, përfshirë qytetin antik të Palmirës, një pallat 5000 vjeçar pranë Alepos dhe kishën 1500 vjeçare të Shën Simonit. Zyrtarët thonë se plaçkitjet dhe trafikimi i paligjshëm i objekteve kulturore kanë marrë përmasa të papara. Deklarata thotë se si objekte të krishtera, ashtu edhe myslimane janë bërë objekt sulmesh dhe shton se shkatërrimi i këtyre objekteve të çmueshme do të dëmtonte rëndë identitetin dhe historinë e Sirisë dhe mbarë njerëzimit. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |