UKRAINË - FORMOHET GARDA E RE KOMBËTARE ME 60 MIJË VULLNETARË
E Enjte, 03.13.2014, 04:33pm (GMT+1)
Parlamenti i Ukrainës ka votuar sot për formimin e Gardës së re Kombëtare me 60 mijë vullnetarë, derisa forcat e Rusisë e kanë okupuar Krimenë.
Presidenti i përkohshëm, Oleksandr Turchynov, ka kërkuar që Parlamenti ta formoj Gardën Kombëtare për ta mbrojtur Ukrainën "kundër agresionit të jashtëm dhe të brendshëm".
Votimi i sotëm në parlamentin e Ukrainës u bë pak ditë para referendumit të kontestuar të paralajmëruar për të dielën në Krime, i cili mund të çoj në aneksimin nga ana e Rusisë.
www.voal-online.ch
|