VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË KRIME MBAHET REFERENDUMI RUS

E Djelë, 03.16.2014, 11:00am (GMT1)


Në Krime të Ukrainës po mbahet referendumi për bashkimin ose jo të rajonit me Rusinë.

Të shtunën, Rusia i ka vënë veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila shpall referendumin të pavlefshëm.

Trembëdhjetë anëtare të tjera kanë votuar në favor të rezolutës, ndërsa Kina ka abstenuar.

Referendumi pritet të kalojë në Krime, ku rreth 60 për qind të popullsisë e përbëjnë rusët.

Tatarët etnikë dhe shumica e ukrainasve pritet të bojkotojnë votimin. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.