VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRORUSËT SULMOJNË NDËRTESAT QEVERITARE NË DONETSK

E Djelë, 03.16.2014, 06:38pm (GMT1)


Protestuesit pro-rusë kanë sulmuar zyrën e prokurorit rajonal dhe një ndërtesë të shërbimit të sigurisë në Donetsk të Ukrainës.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e guverntaorit të vetëshpallur, Pavel Gubarev, i cili është arrestuar këtë muaj nën akuzat se ka bërë thirrje për përmbysjen e autoriteteve kushtetuese të Ukrainës.

Raportet thonë se rreth 2,000 protestues janë mbledhur jashtë zyrës së prokurorit rajonal.

Disa prej tyre kanë hyrë në ndërtesë, ndërsa të tjerë kanë grisur flamurin e Ukrainës.

Donetsku është ish-bastion i presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.