BRUKSELI DËNON ZYRTARISHT REFERENDUMIN E KRIMESË
E Djelë, 03.16.2014, 06:42pm (GMT+1)
Bashkimi Evropian dënoi zyrtarisht sot referendumin që po zhvillohet në Krime për bashkimin e gadishullit ukrainas me Rusinë duke e konsideruar ilegal dhe ilegjitim dhe shtoi se për çështjen e sanksioneve unioni do ta merrte nesër vendimin. "Referendumi është ilegal dhe ilegjitim dhe rezultati i tij nuk do të njihet", deklaruan së bashku presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, Herman Van Rompuy dhe José Manuel Barroso. "Ministrat e Jashtëm të unionit do të prononcohen nesër për sanksionet", shtuan ata./atsh
www.voal-online.ch
|