VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRIME - 93 PËR QIND SHPREHEN PËR BASHKIMIN ME RUSINË

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KRIME - 93 PËR QIND SHPREHEN PËR BASHKIMIN ME RUSINË

E Djelë, 03.16.2014, 10:53pm (GMT+1)


Kryeministri i Krimesë thotë se rezultatet paraprake nga referendumi i së dielës në se ky rajon do të shkëputet nga Ukraina tregojnë se 93 për qind e votuesve janë shprehur për bashkimin me Rusinë.
 
Pjesëmarrja e votuesve në referendum është vlerësuar në rreth 64 për qind. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës bënë sot  deklarata duke e quajtur referendumin të paligjshëm dhe jolegjitim. Ata paralajmëruan se rezultati i tij nuk do të njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ranë sot dakord për të nxitur reforma kushtetuese në Ukrainë lidhur me ndarjen e pushtetit dhe decentralizimin si zgjidhje të krizës së saj politike.

Gjatë një bisede telefonike, zoti Kerry i tha gjithashtu ministrit Lavrov se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin referendumin.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Kryeministri ukrainas Arseny Yatsenyuk premtoi se do të gjejë personat që nxisin separatizmin në Krime. Ai tha se Ukraina do t'i gjejë të gjithë krerët e grupeve separatiste që po përpiqen të minojnë pavarësinë e Ukrainës.

Po në Kiev, ministri i mbrojtjes në detyrë i Ukrainës u tha gazetarëve se ministritë e mbrojtjes të Ukrainës dhe Rusisë kanë rënë dakord për një armëpushim në Krime deri më 21 mars.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRUKSELI DËNON ZYRTARISHT REFERENDUMIN E KRIMESË (03.16.2014)
PRORUSËT SULMOJNË NDËRTESAT QEVERITARE NË DONETSK (03.16.2014)
NË KRIME MBAHET REFERENDUMI RUS (03.16.2014)
SHBA - AVIONI MALAJZIAN MUND TË JETË RRËZUAR NË OQEANIN INDIAN (03.15.2014)
SEKRETARI KERRY - REFERENDUMI NË KRIME, PËRPJEKJE E PALIGJSHME PËR ANEKSIM (03.15.2014)
RUSIA SHTON AKTIVITETIN USHTARAK PRANË UKRAINËS (03.14.2014)
BRAHIMI - ZGJEDHJET NË SIRI KËRCËNIM PËR DIALOGUN (03.14.2014)
UKRAINË - FORMOHET GARDA E RE KOMBËTARE ME 60 MIJË VULLNETARË (03.13.2014)
KINA - IMAZHE TË MBETJEVE TË AVIONIT MALJEZIAN (03.13.2014)
BAN KI MUN - LUFTA NË SIRI PO SHKATËRRON TRASHËGIMINË KULTURORE (03.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]