VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRIMEA KËRKON BASHKIM ME RUSINË

E Hënë, 03.17.2014, 06:50pm (GMT1)


Asambleja rajonale e Krimesë ka deklaruar pavarësinë nga Ukraina dhe ka kërkuar të bëhet pjesë e Rusisë, një ditë pasi referendumi në Krime mbështeti fuqishëm bashkimin me Federatën Ruse.
 
Pas votimit të së djelës, krimeasit pro-rusë festuan rezultatin e referendumit.
 
Udhëheqësi pro-rus i Krimesë, Sergei Aksyonov, njoftoi se qeveria e tij do të kërkojë zyrtarisht  sot për t'ju bashkuar Federatës Ruse.
 
Një delegacion i ligjvënësve nga Krimea shkon sot në Moskë për këtë qëllim, për të diskutuar mbi disa procedura të tjera që kërkohen, që vendi të bëhet pjesë e Rusisë.
 
Në Kiev,  kryeministri i përkohshëm i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk e quajti referendumin e Krimesë të mbështetur nga Moska "një spektakël cirku" drejtuar nga armët e Rusisë.
 
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një mobilizim të pjesshëm të forcave rezerviste si përgjigje ndaj krizës.
 
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve për referendumin e djeshëm tha se rreth 97 për qind e votuesve mbështetën shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë. Megjithatë, personat që ishin kundër këtij bashkimi,  ishin këshilluar që ta bojkotonin referendumin.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.