VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUTIN FLET SOT PËR KRIMENË

E Martë, 03.18.2014, 11:24am (GMT1)


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do t'i adresohet sot Parlamentit rus në lidhje me Krimenë.

Të hënën, Putin ka nënshkruar një urdhër, i cili njeh rajonin e Krimesë së Ukrainës si vend sovran dhe të pavarur.

Ky hap ka ndodhur disa orë pasi Parlamenti rajonal i Krimesë ka shpallur pavarësinë nga Ukraina dhe ka aplikuar për bashkim me Federatën Ruse.

Uashingtoni dhe Brukseli, të hënën, u kanë vendosur sanksione zyrtarëve rusë dhe ukrainasve pro-rusë, të implikuar në ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.