VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UKRAINA - PLANE PËR EVAKUIM TË PERSONELIT USHTARAK NGA KRIMEA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
UKRAINA - PLANE PËR EVAKUIM TË PERSONELIT USHTARAK NGA KRIMEA

E Enjte, 03.20.2014, 09:29am (GMT+1)


Ukraina thotë se ka hartuar plane për të evakuuar të gjithë personelin e saj ushtarak nga gadishulli i Krimesë. Kjo masë u njoftua dje, praktikisht duke deklaruar një dorëzim ushtarak të territorit, ndërkohë që grupe paraushtarake ruse të armatosura rëndë morën nën kontroll një bazë të rëndësishme në Krime.

Në njoftimin për tërheqje, shefi i Sigurisë Kombëtare dhe Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Andriy Parubiy, tha se Kievi do të kërkojë mbështetje nga Kombet e Bashkuara për ta kthyer gadishullin në zonë të çmilitarizuar.  Ai shtoi se Ukraina po planifikon manovra ushtarake me aleatët e saj, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Zoti Parubiy i bëri komentet disa orë pasi grupe paraushtarake pro-ruse morën nën kontroll komandën e marinës ukrainase në portin e Sevastopolit në Krime, dhe një ditë pasi u nënshkrua një traktat mes autoriteteve lokale dhe Moskës duke e bërë Krimenë pjesë të Rusisë.

Forcat proruse kanë marrë nën kontroll komandën e shtabit të marinës ukrainase në portin Sevastopol të Krimesë, një ditë pasi Rusia nënshkroi një marrëveshje me autoritetet lokale për ta bërë Krimenë pjesë të Rusisë.

Dëshmitarët thonë se të paktën 200 forca të paarmatosura të vetëmbrojtjes hynë në bazë dhe vendosën aty flamurin rus. Sipas njoftimeve nuk pati akte dhune dhe pjesëtarët e shërbimit ukrainas nuk bënë rezistencë.

Ushtarët rusë dhe të ashtuquajturat njësi të vetëmbrojtjes kryesisht vullnetarë të paarmatosur hynë në bazë herët në mëngjes dhe morën menjëherë kontrollin.

"Çdo gjë është në rregull, nuk u derdh asnjë pikë gjak, nuk pati asnjë gërvishtje, as një plagë të vetme. Ju mund të shihni se si po duartrokiten zyrtarët e marinës ukrainase ndërsa largohen," tha Viktor Melnikov, anëtar i njësisë së vetëmbrojtjes.

Menjëherë pas incidentit, Ministri i Mbrojtjes në detyrë i Ukrainës Ihor Tenyukh tha në Kiev se forcat e vendit të tij nuk do të tërhiqen nga Krimeja edhe pse Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një marrëveshje për ta bërë atë pjesë të Rusisë.

Por një orë më vonë, ushtarakët ukrainas, të paarmatosur dhe me veshje civile, filluan të dilnin nga selia e shtabit.

"Nuk mund të bëjmë dot asgjë kundër turmës, asgjë. Gjithçka ndodhi në mënyrë spontane. Ka pasur shumë premtime nga pala ruse dhe nga ana jonë se në bazë nuk do të hyhej me forcë dhe se çështjet do të zgjidheshin me mjete politike, por siç e shihni baza u mor dhe asnjë çështje nuk u zgjidh me mjete politike," tha kapiteni i marinës Oleksander Balanyuk.

Mijëra ushtarë rusë kanë shkuar në Krime në javët e fundit. Rajoni me shumicë rusishtfolëse votoi të dielën në një referendum për shkëputje nga Ukraina dhe për t'u bashkuar me Rusinë. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - BANKA QENDRORE REDUKTON PROGRAMIN STIMULUES (03.20.2014)
SHBA TREGON MBËSHTETJEN PËR ALEATËT E SAJ NË EVROPË (03.19.2014)
JOHN BELLINGER - REFERENDUMI I KRIMESË ISHTE I PALIGJSHËM (03.19.2014)
VAZHDOJNË KËRKIMET PËR AVIONIN MALAJZIAN (03.18.2014)
PUTIN - KRIMEA ËSHTË PJESË E RUSISË (03.18.2014)
PRESIDENTI OBAMA DO TË NDEROJË SOT 24 VETERANË USHTARAKË (03.18.2014)
PUTIN FLET SOT PËR KRIMENË (03.18.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN SOT NË POLONI - PËR KRIZËN NË UKRAINË (03.18.2014)
KRIMEA KËRKON BASHKIM ME RUSINË (03.17.2014)
MALAJZIA KËRKON MBËSHTETJE NDËRKOMBËTARE PËR GJETJEN E AVIONIT (03.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]