VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GODITJA MË E MADHE NDAJ RUSISË - ANULIMI I 'BOTËRORIT 2018'

E Premte, 03.21.2014, 07:27am (GMT1)



Gjatë ditës së enjten udhëheqësit evropianë u takuan në Bruksel për të diskutuar për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Deri tani BE-ja ka vendosur kufizime financiare dhe ndalimin e lëvizjes ndaj 21 zyrtarëve ruse dhe ukrainas, por tani është qëndruar larg ndonjë sanksioni ekonomik në shkallë të gjerë.

BE-ja dhe SHBA kanë dënuar aneksimin e Krimesë nga Rusia si të paligjshme. Por, ende nuk dihet nëse do të vendosen sanksione të tjera ndaj Rusisë, për të rritur presionin ekonomik. Në këtë pikë udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të Evropës po bëjnë kujdes. Ja pse.
 
Sa e rëndësishme është ekonomia e Rusisë
Ekonomia ruse është e 8-ta në botë,GDP kap një shumë prej 2 trilion dollarë. Por ekonomia e saj, është shumë e varur nga nafta dhe gazi, u rritë vetëm 1.3%, krahasuar me vitin 2012-të.
Pas krizës ruse, analistët kanë paralajmëruar se ekonomia ruse do ta ketë të vështirë të pësojë rritje.

A do të ndihen në Evropë sanksionet ndaj Rusisë
BE-ja është partneri më i madh tregtar i Rusisë, dhe ka lidhje të thella ekonomike. Pothuajse gjysma e eksporteve të Rusisë përfundon në vendet e BE-së.

Rusia, nga ana tjetër, është partneri i tretë më i madh tregtar për BE-në. Por eurozona sapo ka filluar daljen nga kriza ekonomike dhe do të ishte e vështirë prerja e lidhjeve me një partner të fuqishëm ekonomik.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Çikagos, Robert Pape thotë se sanksionet do të dëmtonin rëndë të dyja palët.

Rusia furnizon me gaz natyror një të tretën e vendeve të BE-së. Gjermania, ekonomia më e madhe në eurozonë, importon rreth 40% të gazit nga Rusia.

Cila është marrëdhënia ekonomike e Rusisë me SHBA-nëus_eu_russia_trade
Marrëdhënia ekonomike mes SHBA-ve dhe Rusisë është e pabalancuar. Rusia renditet si partneri i 20-të i SHBA-VE në tregti, me 27 milionë dollarë. Në anën tjetër SHBA-ja është partneri i 5-të më i madh për Rusinë, me vetëm 11 miliardë dollarë.

Sipas kryetarit të fondacionit rus, David Clark, bllokimi i lidhjet financiare ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit do të thotë një humbje e madhe për bankat evropiane, të cilat kanë dhënë miliarda në Rusi. Clark shtoi se sanksionet ndaj 28 individëve kanë fare pak vlerë.

"˜Përvoja ka treguar se sanksionet ekonomike rrallë ndikojnë në qëllime jo ekonomike. Një ndër sanksione, të cilat mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë tek Rusia mund të jetë një vendim i marrë nga një numër i madh vendesh për të bojkotuar kampionatin Botërorë të vitit 2018. Kjo lëvizje do të dëmtonte pretigjin e Rusisë dhe jo vetëm, nëse FIFA do ta dërgonte Botërorin në një vend tjetër' tha David Clark .

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.