VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DHOMA E LARTË RUSE RATIFIKON TRAKTATIN PËR ANEKSIMIN E KRIMESË

E Premte, 03.21.2014, 11:53am (GMT1)


Dhoma e lartë e parlamentit rus, e ka ratifikuar traktatin sipas të cilit gadishulli Krimeja i Ukrainës, do të jetë pjesë e Federatës ruse.

Votimi i sotëm në Këshillin e Federatës ruse, e përfundon procesin e ratifikimit të traktatit për aneksimin e Krimesë.

Vendet perëndimore e kanë refuzuar aneksimin duke e vlerësuar si shkelje të ligjit ndërkombëtar. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.