VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIMOSHENKO - PUTINI E HUMBI PËRGJITHMONË UKRAINËN, FTOJ POPULLIN TIM TË JETË I GATSHËM PËR LUFTË

E Shtunë, 03.22.2014, 11:17am (GMT1)



KIEV, 22 mars /ATSH-ANSA/ Duke aneksuar Krimenë, presidenti rus, Vladimir Putin e humbi përgjithmonë Ukrainën, deklaroi ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, në paraqitjen e parë në publik pas daljes nga burgu, në fund të muajit shkurt. "Putini është armiku numër një i Ukrainës që mori tokën tonë me anë të armëve", deklaroi Timoshenko, heroina e Revolucionit Portokalli dhe kandidate për presidente në zgjedhjet e ardhshme të majit. "Ftoj popullin tim të jetë i gatshëm për të luftuar nëse Rusia hyn në Ukrainën kontinentale", theksoi ajo.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.