VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FORCAT RUSE KONFISKOJNË KAMERAT E ZËRIT TË AMERIKËS

E Shtunë, 03.22.2014, 08:08pm (GMT1)


Trupat ruse në Krime kanë konfiskuar kamerat e Zërit të Amerikës pranë bazës ushtarake të Bilbekut, ku trupat ukrainase u urdhëruan sot nga forcat ruse që të dorëzohen.
       
Gazetari i Zërit të Amerikës Daniel Schearf tha se ai dhe kolegët e tij po xhironin autoblinda me personel ushtarak dhe automjete të tjera jashtë bazës, kur iu konfiskuan dy kamera.

Ai tha se ushtarët rusë dolën nga automjetet dhe e urdhëruan ekipin e Zërit të Amerikës duke i drejtuar armët që të dorëzonin kamerat. Ai tha se ushtarët ishin "shumë agresivë dhe arrogantë", por kishin marrë urdhër që të mos lejonin median të xhironte imaxhe të ushtrisë ruse para bazës.

Forcat ruse u dhanë ultimatum trupave ukrainase që të braktisnin bazën, një nga objektet më të mëdha që ishte nën kontrollin e ushtrisë ukrainase në Krime.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.