VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHBA - BBG E SHOKUAR DHE E TMERRUAR ME VRASJEN E GAZETARIT E Djelë, 03.23.2014, 10:51am (GMT1) Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit (BBG) të Shteteve Bashkuara është shprehur i shokuar dhe i tmerruar me vrasjen e sotme të shefit të Zyrës së Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë në Bagdad, dhe ka bërë thirrje për arrestimin e menjëhershëm të rojes presidenciale të Irakut, i akuzuar për të shtëna kundër gazetarit. "Dr. Mohammed Bdaiwi Owaid Al-Shammari ishte gazetar i përkushtuar që punonte për të siguruar se populli i Irakut do të pranoj lajme të besueshme dhe të paanshme", tha kryesuesi i BBG-së, Jeff Shell. "Duke e bërë këtë, ai ishte ballafaquar me shumë rreziqe, që këtë akt final dhe qartas të rastësishëm të dhunës e bëjnë edhe më të vështirë. Me përzierje të keqardhjes dhe tmerrit, ne i dërgojmë ngushëllime te familja e tij trime, te miqtë dhe kolegët, dhe ne kërkojmë nga qeveria e Irakut që parezervë të përpiqet ta sjellë vrasësin e tij para drejtësisë". Dëshmitarët thanë se një roje presidenciale e qëlloi për vdekje Al-Shammari në hyrje të kompleksit ku gjendet edhe zyra e tij, pasi të dy personat këmbyen fjalë lidhur me atë se a duhet të kalonte makina e tij nëpër pikën e kontrollit së pari. Pas të shtënave oficeri iku. Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është takuar me anëtarët e familjes së gazetarit Al-Shammari, në vendin ku ka ndodhur vrasja, dhe u ka premtuar atyre se vrasësi do të sillet para drejtësisë. I ndjeri Al-Shammari, 46 vjeçar, e ka lënë gruan dhe tre fëmijë. Ai ka punuar për programin për Irakun në Radion Evropa e Lirë, prej vitit 2004. Ai është gazetari i tretë i Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë që është vrarë prej se kjo redaksi ka filluar të transmetoj në vitin 1998. Në kumtesën e sotme të kryeredaktorit të Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejic, kjo vrasje është quajtur "e pashpjegueshme" dhe "humbje e thellë". www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |