E Premte, 03.29.2024, 01:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
TATARËT E KRIMESË MBAJNË ZI PËR VRASJEN E AKTIVISTIT TË TORTURUAR
Reportazh nga Farangis Najibullah, Radio Evropa e Lirë


E Djelë, 03.23.2014, 05:30pm (GMT+1)



Vrasja e një aktivisti tatar në Krime, i ka shtuar shqetësimet në mesin e këtij komuniteti mysliman në këtë gadishull në Detin e Zi, lidhur me të ardhmen e tyre nën sundimin rus, pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga Moska.

Tatarët e Krimesë po mbajnë zi për aktivistin, Reshat Ametov, 39-vjeçar, i cili ishte gjetur i vdekur më 16 mars, pothuajse dy javë pasi ishte zhdukur më 3 mars, kur kishte marrë pjesë në protestën kundër pranisë së trupave ruse në Krime.

Trupi i pajetë i aktivistit, me shenja të torturës dhe dhunës, është gjetur nga policia në një mal afër një fshati, 60 kilometra në lindje të qytetit Simferopol.

Televizioni ATR në Krime ka transmetuar atë që besohet se ishte pamja e fundit e njohur e Ametovit derisa ishte gjallë. Raportohet se në video shihet se si Reshat Ametov kalon nëpër linjën e forcave vetëmbrojtëse pro-ruse në ballë të ndërtesës së Këshillit të ministrave të Krimesë në Sheshin Lenin në Simferopol, ku ishte mbajtur protesta.

Pastaj, Ametovit i ishte afruar një grup i personave të armatosur me uniforma ushtarake të gjelbra, dhe dy njerëz me uniforma pa shenja e kishin marrë me vete.

Mediat lokale kanë raportuar se kur trupi i tij i pajetë ishte zbuluar afër lagjes Bilohirsk në vendbanimin Zemlianiçne, në të kishte shenja të vdekjes së dhunshme, me kokë të lidhur me shirit dhe me pranga në këmbë.

Kjo i ka shtuar shqetësimet në mesin e tatarëve të Krimesë, që është një grup etnik dhe religjioz me rrënjë turke, por që e ka origjinën në gadishullin e Krimesë.

Pjesa më e madhe e këtij komuniteti prej 250 mijë njerëzve besohet se e kanë bojkotuar referendumin kundërthënës më 16 mars, me të cilin Krimeja ka zgjedhur të ndahet nga Ukraina dhe t'i bashkohet Rusisë.

Në vitin 1944, tatarët e Krimesë ishin deportuar në mënyrë masive në Azinë Qendrore, dhe tash për shkak të krizës në Ukrainë, shumë shfaqin frikë nga shtypja prej popullatës shumicë etnike ruse në këtë gadishull.

Korrespondenti i redaksisë ruse të Radios Evropa e Lirë, Andrei Sharogradsky, duke raportuar nga Krimeja, tha se ka rrezik nëse në mënyrë publike shprehet kundërshtim ndaj aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

"Atje ka grupe të ashtuquajtura të vetëmbrojtjes, me organizim të dobët por qartas me qëllime agresive, dhe para tyre është shumë rrezik për të thënë çkado qoftë kundër aneksimit të Krimesë në kuadër të Rusisë", thotë Sharogradsky.

Kjo, sipas tij, është veçanërisht e rrezikshme për tatarët e Krimesë.

"Tatarët e Krimesë, me të cilët kam folur,  janë shprehur haptas për frikën e tyre. Një person më tha se tash është i frikësuar për djalin e tij, i cili çdo ditë shkon në Universitetin e Mjekësisë në Simferopol, ku ai studion. Nëna e tij  më tha se ka shumë frikë, se është e frikësuar nga lufta, e frikësuar nga Rusia, është e frikësuar nga Putini, dhe ajo frikësohet nga një deportim tjetër", thotë gazetari Sharogradsky.

Aktivistja Yulia Gorbunova nga organizata Human Rights Watch, ka shprehur shqetësim për atë që ajo e ka përshkruar si "anarki komplete" në Krime.

Gorbunova thotë se autoritetet në Krime nuk kanë kontroll ndaj forcave lokale të vetëmbrojtjes dhe ndaj personave të armatosur me uniforma pashenja, që janë paraqitur në gadishull gjatë këtyre javëve.

Mijëra ushtarë të paidentifikuar, që e kanë okupuar gadishullin dhe i kanë mbështetur forcat lokale, gjerësisht besohet se janë pjesë e personelit ushtarak të Rusisë.

Organizata Human Rights Watch i ka dokumentuar disa sulme dhe zhdukje të aktivistëve të Maidanit dhe gazetarëve në Krime gjatë javës së kaluar.

Yulia Gorbunova thotë se janë shënuar 6 raste të tilla.

"Ne kemi dokumentuar së paku gjashtë raste të zhdukjes së aktivistëve dhe vendndodhja e tyre është ende e panjohur. Por, në disa raste policia u ka thënë familjarëve të këtyre aktivistëve, se ata po zhvillonin hetime dhe se po i plotësonin raportet policore për zhdukjet. Por, në një rast policia ka thënë hapur se "˜ky njeri po mbahet me dhunë në rekrutim në një zyre në Simferopol dhe se atje nuk mund të bëhet asgjë, pasi ndërtesa është marrë nga persona' të armatosur", thekson Gorbunova.

Kjo aktiviste thotë se zhdukja e Reshat Ametovit dhe vrasja e tij, është rasti i vetëm ku përfshihet pjesëtari i komunitetit tatar në Krime, i dokumentuar nga organizata Human Rights Watch.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - BBG E SHOKUAR DHE E TMERRUAR ME VRASJEN E GAZETARIT (03.23.2014)
FORCAT RUSE KONFISKOJNË KAMERAT E ZËRIT TË AMERIKËS (03.22.2014)
BAGDAD - ËSHTË VRARË SHEFI I ZYRËS SË RADIOS EVROPA E LIRË (03.22.2014)
TIMOSHENKO - PUTINI E HUMBI PËRGJITHMONË UKRAINËN, FTOJ POPULLIN TIM TË JETË I GATSHËM PËR LUFTË (03.22.2014)
EKSPERTËT - TERRORISTËT PO MËSOJNË NGA DEBATET PËR AVIONIN (03.22.2014)
Radio Evropa e Lirë - LUFTË SANKSIONESH NDËRMJET PERËNDIMIT E RUSISË (03.21.2014)
DHOMA E LARTË RUSE RATIFIKON TRAKTATIN PËR ANEKSIMIN E KRIMESË (03.21.2014)
GODITJA MË E MADHE NDAJ RUSISË - ANULIMI I 'BOTËRORIT 2018' (03.21.2014)
RUSËT E DONETSKIT E SHOHIN PUTININ SI TË VETMEN SHPRESË (03.21.2014)
RUSIA KUNDËRPËRGJIGJET NDAJ SANKSIONEVE AMERIKANE (03.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]