VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - 8 TË VDEKUR NGA RRËSHQITJE DHEU

E Hënë, 03.24.2014, 09:32am (GMT1)


Autoritetet në shtetin amerikan të Uashingtonit në veri-perëndim të vendit thonë se numri i të vdekurve nga një rrëshqitje masive dheu ka arritur në tetë vetë, ndërkohë që 18 të tjerë figurojnë të zhdukur.
        
Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha mbrëmë se ekipet e shpëtimit nuk kanë dëgjuar shenja jete nga grumbulli i dheut që mbulon një sipërfaqe prej 2.6 km2  por do të vazhdojnë operacionet gjatë ditës së sotme.
        
Masa e baltës, pemëve, gurëve dhe mbetjeve të ndryshme rrëshqiti nga një shpat mali në një zonë rurale pranë qytetit të Siatellit. Rrëshqitja e dheut shkatërroi rreth 30 shtëpi dhe plagosi tetë vetë.
        
Zyrtarët fajësojnë shirat e dendur të kohëve të fundit për mbingopjen e shtresës së dheut, duke shkaktuar rrëshqitjen masive. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.