VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Davos: Pengesat ndaj tregut e thellojnë krizën
E Enjte, 01.29.2009, 06:51pm (GMT1)

(Voal-online) Ngritja e pengesave ndaj tregut, nisur nga përvoja e deritanishme, vetëm sa do ta thellonin krizën aktuale. "Të ngresh pengesa të tilla në këtë kohë krize është si të pështysh përpjetë dhe të të bjerë në fytyrë," theksoi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Pascal Lamy në ditën e sotme të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës. "Është shumë e qartë se kjo është e rrezikshme dhe për këtë duhet të jemi syçelur. Mosarritja e pajtimeve në këtë fushë në forumet e ndryshme të mbajtura kohët e fundit nëpër botë, ka ngjallur frikën se vendet e ndryshme do t'iu krijojnë pengesa importeve, çka do të gjente përgjigjen me të njëjtën monedhë nga vendet e tjera. Kjo do ta çonte situatën drejt ekonomive të mbyllura, drejt kufizimit të tregjeve, duke ia prerë kështu rrugën procesit planetar të globalizimit. Kundër praktikave të tilla të cilat bëhen në emër të luftës kundër krizës, jo vetëm që nuk arrijnë t'i shmangin ndikimet e kësaj dukurie në vendet e tjera, por i përkeqësojnë më tej si ekonomitë kombëtare ashtu edhe ekonominë botërore. Në forum këtë shqetësim e ngritën edhe ministri indian i tregtisë Kamal Nath, vendi i të cilit ndërkohë nuk ka dhënë shembuj pozitivë në këtë drejtim muajve të fundit sidomos në tregtinë me Kinën. Shqetësim të ngjashëm shprehu në Davos edhe vetë kryeministri kinez Wen Jiabao duke nënvizuar se praktikat proteksioniste e thellojnë dhe e zgjatin krizën. Folësit në forum patën parasysh veçanërisht dëmin që solli në periudhën e Depresionit të Madh të viteve 1930 kjo dukuri. Dëmet më të mëdha të shkaktuara nga kjo dukuri janë vënë re në qarkullimin e njerëzve, sidomos me mjete ajrore, në turizëm dhe në fusha të tjera. Prandaj folësit e ndryshëm theksuan se kjo çon në të kundërtën e globalizimit, pra në izolacionizëm, çka do të ishte e pandreqshme.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.