VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSIA BËN QË SHBA TË RISHIKOJNË PREZENCËN USHTARAKE NË EVROPË

E Martë, 04.08.2014, 09:48pm (GMT1)


Ndihmës sekretari amerikan i mbrojtjes Derek Chollet i ka thënë Komitetit për Shërbime të Armatosura në Shtëpinë e Bardhë se veprimet e Rusisë në Krime mund të ndikojnë që Shtetet e Bashkuara ta rishikojnë praninë ushtarake në Evropë.

Chollet tha se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë konfrontim ushtarak me Rusinë,por aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe kërcenimet ushtarake ruse ndaj fqinjëve, mund të ndikojnë që Shtetet e Bashkuara të rishikojnë numrin e trupave që ajo ka në Evropë.

Në mbarë Evropën aktualisht gjenden rreth 67 mijë trupa ushtarak amerikan nga gjithsej 285 mijë sa ishin në vitit 1991 kur ka rënë Bashkimi Sovjetik. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.