VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ITALIA SHPËTON 4 MIJË EMIGRANTË

E Mërkurë, 04.09.2014, 04:42pm (GMT1)


Italia thotë se dy ditët e fundit ka shpëtuar 4 mijë imigrantë në Detin Mesdhe. Ministri i Brendshëm Angelino Alfano tha sot në një intervistë për radion shtetërore se operacionet e shpëtimit dhe të mbërritjes së imigrantëve kanë vazhduar pa pushim dhe se gjendja urgjente e shkaktuar prej këtij fenomeni po keqësohet.
 
Ai i kërkoi Bashkimit Evropian të bëjë më tepër për të ndihmuar survejimin nga policia të ujërave të Detit Mesdhe, duke thënë se dhjetra miliona dollarët e dhënë  për këtë operacion nuk e kanë zgjidhur problemin.
 
Italia është porta për në Evropë e imigrantëve afrikanë, që kërkojnë t'i shpëtojnë luftës, varfërisë dhe trazirave politike në vendet e tyre.
 
Italia filloi një operacion të përhershëm detar shpëtimi në fund të vitit të kaluar, pas vdekjes së më tepër se 400 imigrantëve nga mbytja e anijeve në brigjet e italiane.
 
Alfano dënoi personat që organizojnë udhëtimet e rrezikshme me det nga Afrika Veriore, duke i cilësuar ata "tregtarë të vdekjes".
 
Ai tha se rreth 1 mijë e 500 imigrantë kanë mbërritur këtë vit në Itali dhe se qindra mijëra të tjerë janë gati për t'u nisur me anije kontrabandë nga Libia.
za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.