VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Edhe Braun e Merkel jo proteksionizmit po bashkërendimit

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Edhe Braun e Merkel jo proteksionizmit po bashkërendimit
E Premte, 01.30.2009, 06:50pm (GMT+1)

(Voal-online) Jo proteksionizmit dhe po një veprimi të bashkërenduar të Vendeve të G20 për ta përballuar krizën. Ky është pozicioni i kryeministrit britanik Gordon Brown në Forumin e Davosit ku ka kërkuar një "revolucion të përbashkët" të këtyre vendeve për të krijuar "një arkitekturë të re financiare globale". Kancelarja gjermane Angela Merkel, me qëllim që kriza të kapërcehet sa më mirë, ka kërkuar krijimin e një Këshilli Ekonomik të Kombeve të Bashkuara, mbi modelin e Këshillit të Sigurimit, krijuar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. "Jetojmë në një sistem global, por ende nuk ka një bashkërendim dhe një mbikqyrje me karakter global". Brown ka nënvizuar se "2009° duhet të kujtohet si viti në të cilin është zgjidhur kriza financiare e shpërthyer më 2008. Kemi përpara nesh ndërhyrje për nxitjen e ekonomisë me 1 trilion e 500 miliardë dollarë. Nuk është parë kurrë deri tani një operacion i kësaj natyre në botë," ka thënë Gordon Brown. Përpjekjet e shkëputura, sado të shumta dhe të përkryera të jenë do të dështojnë nëse vazhdon të mungojë një bashkërendim i duhur. Prandaj kryeministri britanik ka kërkuar që në punimet e G20 që mbahet në fund të prillit në Londër të jetë përparësi numër një ndërtimi i një "sistemi të alarmit mbi rreziqet në çdo kënd të ekonomisë", në mënyrë që ta "kapërcejmë sistemin aktual të rregullimit i cili bazohet në shumë copëza". Ai ka kërkuar të adoptohet atje një standard ndërkombëtar për transparencë në sektorin financiar, duke shtuar se duhet "reformuar dhe duhet forcuar institucionet ndërkombëtare, duke iu dhënë pushtet e burime për të investuar në nivel global".
Merkel ka këmbëngulur për rëndësinë e rivendosjes së besimit si element kyç për daljen nga kriza. Ajo ka nënvizuar edhe hartimin e një Karte për rendin ekonomik global dhe ka vërejtur se G8 për këtë nuk mjafton, ndërsa G20 është një format më i mirë: "Kufizuar deri tani në nivelin e ministrave të Financave mund të ngjitet në nivelin e kryetarëve të Shtetit."  Ajo ka mbrojtur tregun e lirë dhe ka kërkuar ta ruajmë atë nga proteksionizmi, ashtu siç ka theksuar

Brown, duke kritikuar ndërhyrjen e tepër të shtetit në këtë drejtim.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Davos: Pengesat ndaj tregut e thellojnë krizën (01.29.2009)
Kajro: Irani përdor aleatët në rajon që t'i ikë presionit perëndimor (01.28.2009)
Seancë e posaçme e parlamentit gjerman - Përkujtohen viktimat e nazizmit (01.27.2009)
Obama Amerikës pavarësi energjitike (01.26.2009)
Njëzet e sa mijë marinsa të tjerë amerikanë në Afganistan (01.24.2009)
Presidenti Obama kërkon pezullimin e gjyqeve të Guantanamos (01.22.2009)
Shpresat e Evropës tek Obama (01.20.2009)
Rripi i Gazës: Grupi Hamas shpall armëpushim (01.19.2009)
Olmert: Armëpushimi i njëanshëm i mundshëm (01.17.2009)
Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dorëzoi Presidentit Bush një numër çmimesh për rolin e tij në zgjerimin e NATO-s - Si simbol i krijimit të një bote të re Bush-it iu prezantua dhe flamuri i Kosovës në DSH (01.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]