VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Edhe Braun e Merkel jo proteksionizmit po bashkërendimit E Premte, 01.30.2009, 06:50pm (GMT1) (Voal-online) Jo proteksionizmit dhe po një veprimi të bashkërenduar të Vendeve të G20 për ta përballuar krizën. Ky është pozicioni i kryeministrit britanik Gordon Brown në Forumin e Davosit ku ka kërkuar një "revolucion të përbashkët" të këtyre vendeve për të krijuar "një arkitekturë të re financiare globale". Kancelarja gjermane Angela Merkel, me qëllim që kriza të kapërcehet sa më mirë, ka kërkuar krijimin e një Këshilli Ekonomik të Kombeve të Bashkuara, mbi modelin e Këshillit të Sigurimit, krijuar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. "Jetojmë në një sistem global, por ende nuk ka një bashkërendim dhe një mbikqyrje me karakter global". Brown ka nënvizuar se "2009° duhet të kujtohet si viti në të cilin është zgjidhur kriza financiare e shpërthyer më 2008. Kemi përpara nesh ndërhyrje për nxitjen e ekonomisë me 1 trilion e 500 miliardë dollarë. Nuk është parë kurrë deri tani një operacion i kësaj natyre në botë," ka thënë Gordon Brown. Përpjekjet e shkëputura, sado të shumta dhe të përkryera të jenë do të dështojnë nëse vazhdon të mungojë një bashkërendim i duhur. Prandaj kryeministri britanik ka kërkuar që në punimet e G20 që mbahet në fund të prillit në Londër të jetë përparësi numër një ndërtimi i një "sistemi të alarmit mbi rreziqet në çdo kënd të ekonomisë", në mënyrë që ta "kapërcejmë sistemin aktual të rregullimit i cili bazohet në shumë copëza". Ai ka kërkuar të adoptohet atje një standard ndërkombëtar për transparencë në sektorin financiar, duke shtuar se duhet "reformuar dhe duhet forcuar institucionet ndërkombëtare, duke iu dhënë pushtet e burime për të investuar në nivel global". |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |