VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UKRAINA PARALAJMËRON MASA KUNDËR ELEMENTËVE EKSTREMISTË

E Djelë, 04.13.2014, 08:28am (GMT1)


Ukraina thotë se sulmet e djeshme nga elementë pro-rusë në pjesën lindore të vendit janë një "akt agresioni të jashtëm ekstrem" nga Rusia dhe thotë se zyrtarët e sigurisë po përgatiten të vënë në zbatim "një plan veprimi në përgjigje të situatës".
        
Komentet e forta nga Ministri i Brendshëm Arsen Avakov u publikuan në llogarinë e tij në Facebook dje, pak pasi ekstremistë të armatosur me armë ruse morën nën kontroll zyrat e policisë në qytetet Donetsk dhe Kramatorsk, kryesisht me popullsi ruse.
        
Dëshmitarët, përfshirë gazetarë perëndimorë, thonë se zyrat në Kramatorsk u uzurpuan pas një beteje me armë zjarri, por nuk ka pasur njoftime për dëme në njerëz.
        
Uzurpimi i zyrave të policisë në Donetsk detyroi shefin e policisë të japë dorëheqjen.
        
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë të ndalë të gjitha përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës. za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.