VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TURCHYNOV - NUK DO TË LEJOJMË PËRSËRITJEN E SKENARIT TË KRIMESË

E Hënë, 04.14.2014, 07:01am (GMT1)


Presidenti në detyrë i Ukrainës mbajti dje një fjalim drejtuar vendit dhe tha se "Rusia nuk do të lejohet të përsërisë skenarin e Krimesë në rajonet lindore."

"Secili nga ata që mbështesin agresorët dhe pushtuesit po kryejnë rezistencë të armatosur kundër shtetit tonë," shtoi Oleksandr Turchynov.

Komentet e zotit Turchynov vijnë ndërkohë që aktivistë pro-rusë janë ngujuar brenda një ndërtese qeveritare në Ukrainën lindore dhe e kanë shpallur rajonin e tyre të pavarur.

 Ata kanë bërë thirrje për një referendum për shkëputje nga Ukraina - një jehonë ogurzezë kjo e ngjarjeve që çuan në aneksimin e Krimesë nga Rusia. za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.