VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROTESTUESIT PRO-RUSË SFIDOJNË ULTIMATUMIN E UKRAINËS

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 05:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PROTESTUESIT PRO-RUSË SFIDOJNË ULTIMATUMIN E UKRAINËS

E Martë, 04.15.2014, 07:47am (GMT+1)


Demonstruesit pro-rusë dje sfiduan një afat të qeverisë për lirimin e ndërtesave të pushtuara në këmbim të amnistisë, ndërkohë që presidenti i përkohshëm i Ukrainës i ka kërcënuar ata me një goditje ushtarake.

Dhjetra protestues thyen dritaret e selisë së policisë në qytetin lindor të Ukrainës, Horlivka dhe u përleshën me policinë duke marrë nën kontroll  objektin.

Presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike dje se Moska do të përballet me kosto të tjera nëse veprimet e saj në Ukrainë vazhdojnë. Ai i kërkoi gjithashtu udhëheqësit rus që të përdor ndikimin e tij për të bindur demonstruesit që të largohen nga ndërtesat që ata i kanë pushtuar.

Presidenti rus Vladimir Putin, nga ana e tij, i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama për të shkurajuar qeverinë e Ukrainës nga përdorimi i forcës kundër protestuesve.

Gjatë bisedës së djeshme telefonike me zotin Obama, udhëheqësi rus mohoi pretendimet për përfshirje të agjentëve rusë në protesta duke i quajtur ato "spekulime në bazë të informacionit jo të besueshëm''. Zoti Putin tha se protestat ishte një shprehje e zemërimit të publikut në lidhje me hezitimin e qeverisë ukrainase për të njohur interesat e rusisht-folësve në lindje të vendit.

Demonstruesit po kërkojnë organizimin e një referendumi për ndarje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë, të ngjashëm me referendumin e muajit të kaluar në Krime.
ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHEFI I CIA-s ISHTE NË KIEV GJATË FUNDJAVËS (04.14.2014)
TURCHYNOV - NUK DO TË LEJOJMË PËRSËRITJEN E SKENARIT TË KRIMESË (04.14.2014)
AKTIVISTËT ANTIRUSË MOBILIZOHEN NË DONETSK (04.14.2014)
PËRLESHJE MES FORCAVE UKRAINASE DHE MILICISË PRO-RUSE (04.13.2014)
UKRAINË - OPERACION ANTITERROR NË SLLOVJANSK (04.13.2014)
UKRAINA PARALAJMËRON MASA KUNDËR ELEMENTËVE EKSTREMISTË (04.13.2014)
MILITANTËT PRO-RUSË ZGJEROJNË KONTROLLIN NË UKRAINËN LINDORE (04.12.2014)
DONETSKU I PËRÇARË PËRBALLË OFERTËS SË KRYEMINISTRIT UKRAINAS (04.12.2014)
SHBA - NUK DO TË LËSHOJMË VIZË PËR HAMIF ABUTALEBIN (04.11.2014)
NATO PARALAJMËRON RUSINË PËR TENSIONET (04.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]