E Premte, 03.29.2024, 02:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA, EVROPA TË SHQETËSUARA NGA VEPRIMET RUSE NË UKRAINË

E Martë, 04.15.2014, 07:50am (GMT+1)


Intensifikimi i dhunës në Ukrainën lindore dhe frika e rritjes së përfshirjes ruse kanë tërhequr vëmendjen e Shtetet e Bashkuara dhe Evropës. Zyrtarët tani intensivisht janë duke punuar në përpilimin e një përgjigje për të qetësuar tensionet në rajon, ndëkohë që Presidenti Barak Obama zhvilloi një bisedë tjetër me telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin në lidhje me krizën në Ukrainë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jeff Seldin njofton nga Pentagoni.

Ministrat evropianë të cilët dje udhëtuan për në Luksemburg për bisedime, të shqetësuar nga ngjarjet e dhunshme në Ukrainën lindore, nuk kishin asnjë problem për të dhënë mendimin e tyre mbi fajtorët e dhunës. Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, tha se ai po drejton gishtin e tij pikërisht nga Moska.
 
"Zhvillimet atje i kanë të gjitha tiparet e një shkeljeje të mëtejshme, të qëllimshme dhe të paramenduar të pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës".

Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt është po ashtu i hapur mbi atë se kush është fajtor për veprimet e dhunshme në Ukrainën lindore.
 
"Deri më tani ata e kanë shkallëzuar situatën, dhe në qoftë se ata vazhdojnë ta shkallëzojnë atë, unë mendoj se ne duhet të shkallëzojmë veprimet tona ndaj Moskës".
 
Dhe Bashkime Evropian e bëri pikërisht këtë duke rënë dakord për zgjerimin e sanksioneve dhe ndalimet e vizave ndaj Rusisë.
 
Ndërkohë që Evropa intensifikoi veprime kundër Rusisë, ushtria amerikane njoftoi se një avion luftarak rus bëri një fluturim të ulët afër  luftanijes amerikane USS Donald Cook e cila të shtunën po patrullonte në ujrat ndërkombëtare në Detin e Zi.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se avioni rus nuk ishte i armatosur me raketa, por e quajti këtë një veprim "provokues dhe joprofesional".
 
Në Moskë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u kundërpërgjigj duke e akuzuar Perëndimin për nxitje të Kievit për shtypjen e protestuesve pro-rusë.
 
"Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rrezikshëm i ngjarjeve, dhe ata që inkurajojnë autoritetet e tanishme të Kievit për të vepruar në këtë mënyrë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë".
 
Zoti Lavrov gjithashtu vuri në dyshim arsyen e vizitës së shefit të CIA-s John Brennan në Kiev gjatë fundjavës së kaluar.

Ashtu si Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara thonë se janë të përgatitura të intensifikojnë sanksionet dhe dje SHBA gjithashtu njoftoi dhënien e një kredie të garantuar prej një miliardë dollarësh për Ukrainën.
 
Megjithatë ndihma ushtarake, e kërkuar nga Ukraina, nuk ka qenë e shpejtë, pavarësisht nga shqetësime e NATO-s për grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.
 
Ish-senatori amerikan Richard Lugar thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i kujdesshëm me situatën në Ukrainë.

"Shpresojë se ne nuk do të kthehemi në një periudhë si ajo e luftës së ftohtë kur vendet perëndimore u rreshtuan kundër Rusisë, sepse ndihma ruse në shumë situata të tjera në mbarë botën është ende shumë e rëndësishme".

Megjithatë, në mesin e vendeve të Përëndimit ende ka shumë pyetje lidhur me veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Geoffrey Pyatt është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë.
 
"Këta nuk janë protestues paqësorë, kjo është një forcë e armatosur. Dhe unë mendoj se ka një rrezik real që veprimet e tyre mund të intensifikojnë dhunën dhe natyrisht Shtetet e Bashkuara do të kundërshtojnë çdo situatë që çon në gjakderdhje".

Në ndërkohë, tensionet në Ukrainë vazhdojnë të rriten.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROTESTUESIT PRO-RUSË SFIDOJNË ULTIMATUMIN E UKRAINËS (04.15.2014)
SHEFI I CIA-s ISHTE NË KIEV GJATË FUNDJAVËS (04.14.2014)
TURCHYNOV - NUK DO TË LEJOJMË PËRSËRITJEN E SKENARIT TË KRIMESË (04.14.2014)
AKTIVISTËT ANTIRUSË MOBILIZOHEN NË DONETSK (04.14.2014)
PËRLESHJE MES FORCAVE UKRAINASE DHE MILICISË PRO-RUSE (04.13.2014)
UKRAINË - OPERACION ANTITERROR NË SLLOVJANSK (04.13.2014)
UKRAINA PARALAJMËRON MASA KUNDËR ELEMENTËVE EKSTREMISTË (04.13.2014)
MILITANTËT PRO-RUSË ZGJEROJNË KONTROLLIN NË UKRAINËN LINDORE (04.12.2014)
DONETSKU I PËRÇARË PËRBALLË OFERTËS SË KRYEMINISTRIT UKRAINAS (04.12.2014)
SHBA - NUK DO TË LËSHOJMË VIZË PËR HAMIF ABUTALEBIN (04.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]