VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
USHTRIA UKRAINASE RRETHON PROTESTUESIT PRO-RUSË NË SLOVYANSK E Martë, 04.15.2014, 04:56pm (GMT1) Forcat e Ukrainës të mbështetura nga automjete të blinduara, kanë arritur që ta rrethojnë qytetin Slovyansk, në të cilin një grup i militantëve pro-rusë e kanë marrë pushtetin. Korrespodentët nga Assiciated Press dhe nga agjencia e lajmeve AFP, bëjnë me dije se kanë parë një kolonë të automjeteve të blinduara dhe të tankeve në veri të Slovyansk. Shfaqja e forcave ukrainase vjen një ditë pas skadimit të ultimatumit të dhënë nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov. Turchynov iu kishte dhënë ultimatum protestuesve pro-rusë që të lirojnë objektet qeveritare dhe të dorëzojnë armët e marra deri në orën 08.00 të ditës së djeshme. Agjencia ruse e lajmeve ITAR-TASS, e ka cituar udhëheqësin e pro-rusëve në Slovyansk, Vyacheslav Ponomaryov, të ketë thënë se qyteti është i rrethuar nga forcat qeveritare të Ukrainës. Ai ka thënë se "grupet paramilitare vetëmbrojtëse" i kanë përforcuar barrikadat në pikat hyrëse në këtë qytet. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |